Policia Rajonale e Ferizjat, përkatësisht Sektori Rajonal i Hemtimeve kishte pranuar një informacion nga një person mashkull, kosovar i moshës 54 vjeçar ka deklaruar një rast të fajdes që ka ndodhur në Ferizaj.
Policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.
Nga hetimet e para, intervistimit të viktimës është mësuar se dy persona i kishin dhënë fajde një shumë prej njëzet mijë ( 20 ) euro, për ta detyruar atë ti kthejë shumën prej shtatëdhjetë e tre mijë ( 73 ) euro, edhe pse deri më tani shumën prej gjashtëdhjetë mijë ( 60 ) euro , viktima u kishte paguar të dyshuarëve.
Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, pas zbatimit të masave të fsheta të vëshgimit dhe mbledhjes së provave të nevojshme, hetuesit rajonal i kanë identifikuar e më pas sot, datë 10.02.2023 i kanë arrestuar dy të dyshuarit: A.G (M/K) i moshës 50 vjeçar dhe F.G (M/K) i moshës 49 vjeçar, të cilët i kanë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore me dyshimin se kanë kryer veprën penale ” Fajdeja”