14,05,2024

Të rinjtë ferizajas pjesë e lojërave paraolimpike në Gravelines të Francës

Must Read

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, bashkë me drejtoren e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Xhemile Murati- Shabani si dhe drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, pritën përfaqësues të Ambasadës Franceze, profesor nga Aleanca Franceze, si dhe përfaqësues nga organizata PlayInternational.

Kjo ditë shënoi edhe zyrtarisht fillimin e punës për pjesëmarrjen e njëzet të rinjve në lojërat para olimpike në Gravelines të cilat do mbahen në qershor të këtij viti, si dhe trajnimin e 100 mësimdhënësve nga kjo organizatë.

Gjithashtu të rinjtë e Ferizajt të përzgjedhur nga PlayInternational filluan me mësimin e gjuhës frënge, në mënyrë që të jenë të gatshëm për të komunikuar me miqtë e tyre nga qyteti francez, me të cilin Komuna e Ferizajt është binjakëzuar vitin e kaluar.

Ky projekt është përkrahur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, Komuna e Gravelines, Komuna e Ferizajt, Ambasada e Francës në Kosovë si dhe Aleanca Franceze në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img