27,07,2025

Arrestohen 10 persona, po përgatisnin akte terroriste në “Rio 2016”

Must Read

Dyshimet e autoriteteve në Brazil se mund të kishte sulme terroriste gjatë Lojërave Olimpike, dolën të vërteta.

Policia federale ka arrestuar 10 presona, të gjithë anëtarë të një grupi kriminal që dyshohen se ishin duke përgatitur akte terroriste gjatë Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Zyrtarët vendas thanë se ata nuk ishin anëtarët të ISIS, por kanë provuar të vendosin kontakt me këtë grup, shkruan BBC. Këto arrestime janë bërë në pjesën jugore të Paranas.

Këto arrestime kanë ndodhur vetëm dy javë para se të fillojnë lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Rio De Janeiro.

Ministri i Drejtësisë Alexandre Moraes, gjatë një konference për shtyp, deklaroi se të gjithë personat e arrestuar ishin Brazilian.

Pas këtij arrestimi është mbledhur në një takim urgjent kabineti qeveritar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes 27 vjeçari në vendin e punës dhe një tjetër lëndohet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj.Një person ka vdekur derisa një tjetër është lënduar në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img