22,02,2024

Apeli vërteton urdhrin e Gjykatës së Pejës për lirimin e vilave të sekuestruara në Brezovicë

Must Read

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, duke vërtetuar urdhrat e Gjykatës Themelore të Pejës të 5 dhe 6 korrikut 2023, në të cilat ishte urdhëruar lirimi i 75 pronave, kryesisht vila, të sekuestruara në rastin e njohur si ‘’Brezovica’’.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, të siguruar nga KALLXO.com, aktvendimi i Gjykatës Themelore të Pejës nuk shkel dispozitat kryesore të procedurës penale.

Gjykata e Apelit vlerëson se aktvendimi i Gjykatës Themelore është i drejtë dhe i plotë në vërtetimin e fakteve kur është bërë kërkesa nga Prokuroria për lëshimin e urdhrit për masë të përkohshme për 75 vilat.

Ky vendim është marrë nga gjyqtarët Burim Ademi – kryetar i kolegjit, Afërdita Bytyçi dhe Ferit Osmani – anëtarë.

Sipas vendimit, nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor në rezultatin e vendimit të Gjykatës së parë, ku konstatohet se kërkesa për lëshimin e urdhrit për masë të përkohshme është e pasafatshme.

Kështu, citimi i vendimit të Gjykatës së parë si “urdhër” në vend të “aktvendim” nuk konsiderohet si shkelje e dispozitave ligjore lidhur me meritat e çështjes.

Tutje, sipas këtij vendimi, Gjykata e Apelit thekson se kolegji ka marrë në konsideratë se procedura e sekuestrimit të pasurisë sipas Kodit të Procedurës Penale, i cili ishte në fuqi deri më 17 shkurt 2023, përcaktonte se kur gjykata lëshonte urdhrin për sekuestrim, rrjedhimisht përcaktohet edhe afati ligjor që prokuroria detyrimisht duhet të paraqesë kërkesën për masën e përkohshme brenda këtij afati.

Rasti ‘Brezovica’ – Ilustrim

Apeli vërteton urdhrin e Gjykatës së Pejës për lirimin e vilave të sekuestruara në Brezovicë

Donjeta Rexhbogaj

Donjeta Rexhbogaj

29.11.2023 – 21:23

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, duke vërtetuar urdhrat e Gjykatës Themelore të Pejës të 5 dhe 6 korrikut 2023, në të cilat ishte urdhëruar lirimi i 75 pronave, kryesisht vila, të sekuestruara në rastin e njohur si ‘’Brezovica’’.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, të siguruar nga KALLXO.com, aktvendimi i Gjykatës Themelore të Pejës nuk shkel dispozitat kryesore të procedurës penale.

Gjykata e Apelit vlerëson se aktvendimi i Gjykatës Themelore është i drejtë dhe i plotë në vërtetimin e fakteve kur është bërë kërkesa nga Prokuroria për lëshimin e urdhrit për masë të përkohshme për 75 vilat.

Ky vendim është marrë nga gjyqtarët Burim Ademi – kryetar i kolegjit, Afërdita Bytyçi dhe Ferit Osmani – anëtarë.

Sipas vendimit, nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor në rezultatin e vendimit të Gjykatës së parë, ku konstatohet se kërkesa për lëshimin e urdhrit për masë të përkohshme është e pasafatshme.

Kështu, citimi i vendimit të Gjykatës së parë si “urdhër” në vend të “aktvendim” nuk konsiderohet si shkelje e dispozitave ligjore lidhur me meritat e çështjes.

Tutje, sipas këtij vendimi, Gjykata e Apelit thekson se kolegji ka marrë në konsideratë se procedura e sekuestrimit të pasurisë sipas Kodit të Procedurës Penale, i cili ishte në fuqi deri më 17 shkurt 2023, përcaktonte se kur gjykata lëshonte urdhrin për sekuestrim, rrjedhimisht përcaktohet edhe afati ligjor që prokuroria detyrimisht duhet të paraqesë kërkesën për masën e përkohshme brenda këtij afati.

Gjykata e Pejës me 6 korrik 2023 kishte urdhëruar lirimin e 75 vilave të sekuestruara në rastin e njohur si “Brezovica”.

Sipas vendimit të Gjykatës, prokurori i rastit, Rasim Maloku, nuk e kishte parashtruar kërkesën e re për masë të sigurisë për vilat e sekuestruara brenda afatit të paraparë me ligj.

Sipas arsyetimit të urdhrit të Gjykatës, thuhej se ‘’Ligji i cili ka qenë në fuqi në kohën e sekuestrimit të përkohshëm të objekteve të cekura më lartë, ka paraparë ‘brenda gjashtëdhjetë ditëve nga konfiskimi i ndërtesës, pasurisë së paluajtshme, pasurisë së luajtshme, prokurori i shtetit kërkon masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë’.

“Gjykata Themelore në Pejë gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar, është e pasafatshme” – thuhej tutje në arsyetim të vendimit të Gjykatës.

Prokuroria e Ferizajt ka parashtruar ankesë kundër këtij urdhri për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale dhe vlerësimit të gabuar të fakteve mbi të cilat është nxjerrë ky urdhër.

Sipas ankesës, prokurori pretendon që Gjykata gabimisht ka llogaritur afatin ligjor prej 60 ditësh për paraqitjen e kërkesës për masën e sigurisë së objekteve të sekuestruara përkohësisht.

Sipas ankesës, lista e objekteve të sekuestruara dhe pronarët juridikë ka qenë e siguruar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe e Kadastrit në Komunën e Shtërpcës e cila nuk ka qenë në përputhje me gjendjen faktike në terren.

Sipas prokurorit, kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës sẽ sigurisë e 15 qershorit 2023 është paraqitur brenda afatit ligjor, pas konsultimit me Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar.

Gjykata e Pejës në nëntor të vitit të kaluar kishte urdhëruar për sekuestrimin e përkohshëm të 75 vilave në Brezovicë, në zonën e dytë të Parkut Kombëtar ‘’Sharri’’.

Gjykata e Pejës kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Ferizajt të datës 14 tetor të këtij viti, kur edhe ishte kërkuar sekuestrimi i tyre.

KALLXO.com e kishte siguruar listën e plotë të pronave për sekuestrimin e të cilave kishte vendosur Gjykata e Pejës.

Në të janë të renditura vilat e politikanëve, gjyqtarëve, biznesmenëve dhe qytetarëve të tjerë.

Mbi 1 milion euro pretendohet të jenë marrë ryshfet në këmbim të lejeve ndërtimore në zonën e Brezovicës.

Pjesa më e madhe e këtyre parave përshkruhet të ketë përfunduar në “xhepat” e ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, i cili kontrollonte secilin aplikim për leje ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e Brezovicës.

Në këtë çështje bashkë me ish-kryetarin e Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, për veprat penale: marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ushtrimi i ndikimit akuzohen edhe pesë persona të tjerë: Dimitrije Raiçiçeviq, Rijad Hasani, Hajrush Ajvazi, Labinot Vitija dhe Hysein Ajdini.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

34 mësimdhënës nga Ferizaj, certifikohen në kuadër të projektit të BE-së

34 mësimdhënës nga 3 shkolla të Ferizajt, u certifikuan në kuadër të projektit KosEd. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img