28,04,2024

Anulohet protesta e paralajmëruar e Labit në Ferizaj – braktiset nga gastronomët

Must Read

Këngëtari i njohur shqiptar dhe ish-deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri, kishte paralajmëruar një protestë për sot (e premte) në orën 11:00, në Ferizaj.

Kjo protestë kishte për qëllim kundërshtimin e masave të reja të Qeverisë së Kosovës, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Megjithatë një protestë e tillë nuk do të mbahet dhe këtë e ka bërë të ditur vet Tahiri nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Ai ka shrkuar se anulimi i protestës po ndodh shkaku i brakitsjes së gastronomeve – pasi protesta ishte paraparë të bëhej në dakordim me ta.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

Lajmrim lidhur me ANULIMIN E PROTESTËS për Sot!

Të dashur qytetarë mirëmengjesi!

Qytetarë Zoti ua shpetoftë familjet e juaja nga PANDEMIA!

Sa i pêrket për LEUKEMINË DHE KANCERIN gjithnjë do të jem i gatshëm për ju.

Protesta e thirur nga unë për ti mbrojtur bisneset dhe gastronomët ishte tepër e sinqertë dhe tepêr e drejtë!

Sot para 20 minutave, kryetari i Gastronomëve paska dalur me nje deklaratë ku nuk marrin pjesë në protestë, unë me përgjegjegjesitë që kisha për ta, e ANULOJË PPROTESTËN PËR SOT!

Ata ineteres nuk paskan as pak, dhe i paskan punët mirë, nuk di qysh dilnin në sheshe me TENGJERE E KUSIA!

Të gjitha ankesat e tyre paskan qenë politike!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img