14,10,2024

Ambasadorët e Kosovës me kursime të mëdha nëpër banka!

Must Read

Ilustrim

Puna e ambasadorit po del të jetë shumë fitimprurëse, për dallim nga pozitat tjera institucionale.

Për të ardhur deri te paret, pozita e ambasadorit mundtë konsiderohet ideale. Për kushtet e Kosovës të ardhurat e një ambasadori janë jashtëzakonisht të larta.

Nëse bëjmë një kërkim në deklarimin e pasurisë së ambasadorëve të Kosovës nëpër botë, pothuajse çdo njëri ka para të gatshme të kursyera në bankë dhe një super pagë vjetore që shkon mbi 40 mijë euro.

Shumat e kursyera nuk janë të vogla, fillojnë nga 50 mijë euro, 100 mijë e deri 200 mijë.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, ka para të kursyera hiq më pak se 196 mijë euro. Boja ka 150 mijë euro të kursyera në një bankë në Kosovë dhe 46 mijë euro kesh.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiqmari, ka kursime nëpër banka 27 mijë e 800 euro.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës Vjosa Dobruna, ka kursime në tri banka dhe vlera e tyre shkon 61 mijë e 391 euro.

Leon Malazogu, Ambasador i Kosovës në Japoni ka para të gatshme në bankat  vendore  19 mijë e 536 euro. Ndërsa në banka te huaja ka 44 mijë e 830 euro. Në total Malazogu para të kursyera ka 64 mijë euro.

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Suedisë Ilir Dugolli, para të gatshme të mbajtura në banka e Kosovës 85 mijë e 268 euro, e në bankat e huaja 39 mijë e 770 euro. Shuma totale që ka kursyer Dugolli është hiq më pak se 125 mijë euro.

Ariana Zherka Hoxha, Ambasadore në Republikën e Çekisë ka më pak të kursyera krahasim me kolegët e saj. Para të gatshme të mbajtura në banka vendore ka  10 mijë e 800 eur.

Ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, po del të jetë kursimtar i madh. Besoni ose jo, ai ka 166 mijë euro para të kursyera në bankat e huaja dhe vendore. 116 mijë euro i ka para në bankat e Kosovës dhe 50 mijë në ato të huaja sipas deklarimit që e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, raporton Indeksonline.

Ambasadori i Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba,  ka më shumë besim në banka vendore. Ai ka të kursyera 73 mijë e 106 euro në bankat e Kosovës.

Edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka të kursyera 20 mijë euro në bankat vendore, ndërsa në të huajat 4 mijë euro.

Skender Xhakaliu, ambasador i Kosovës në Gjermani i ka më pak para të kursyera. Ai ka vetëm 3 mijë e 200 euro.

Bukurije Gjonbalaj, ambasadorja e Kosovës në Itali, para Alma Lamës, ka të kursyera 29 mijë euro në bankat vendore.

Shkëndije Geci–Sherifi, ambasadore e Republikës së Kosovës në Kroaci, para të gatshme në banka vendore ka 34 mijë e 617 euro.

Avni Spahiu,  Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi para të gatshme në banka vendore ka 24 mijë euro.

Ndërsa Vlora Çitaku, ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vetëm 5 mijë e 579 euro.

Por kjo për Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk ka mjaftuar dhe kanë kërkuar paga edhe për bashkëshortet dhe bashkëshortët me projektligjin e ri që ka shkuar në lexim të parë.

Në këtë projektligj parashihet që bashkëshortët dhe bashkëshortet e ambasadorëve dhe ambasadoreve të kenë pagën mujore sa 50 për qind të pagës së një atasheu. E një atashe ka pagën 2 mijë e 400 euro, që i bie se bashkëshortet ose bashkëshortët, do t’i marrin 1 mijë e 200 euro pagë mujore.

Projektligji që është bërë për misionet diplomatike dhe ambasadorët, sipas Komisionit për Punë të Jashtme vështir që do të kalojë edhe në lexim të dytë.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, ka thënë se projektligji ka shkuar në lexim të parë, por nuk është sjellë në seancë më për shkak të dilemave që ka. Ai ka thënë se projektligji ose të do të kthehet në rishqyrtim ose do të tërhiqet nga ministria.

“Projektligji ka kaluar leximin e parë dhe qe një kohë nuk është sjellë në seancë për shkak të këtyre dilemave. Ne si komision duhet të ulemi të bisedojmë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe po besoj që projektligji ose do të kthehet mbrapa, në rishqyrtim ose do të tërhiqet nga vet ministria. Mendimi im është, që nuk besoj që mundet të mbetet ashtu. Duhet këtë çështje ta diskutojmë dhe ta marrin një qëndrim definitiv”, ka thënë Reçica për Indeksonline.

Ai ka thënë se nuk është që përfitimet të jenë deri në atë mas sa të dëmtohet buxheti i shtetit dhetë mos ketë ngarkesa.

“Jam pro asaj që të ketë aty ku ka mundësi dhe nuk dëmtohen interesat, angazhimi për shtetin domosdo të ketë dhe të aplikohen dhe mundësohen ato kursime. Këta nuk duhej që vetëm pse është mundësia dhe parashihet që familjet e tyre të rregullohen dhe faktikisht shteti të kujdeset për to, por jo edhe përtej mundësive që janë reale dhe të dëmtohet faktikisht edhe buxhetin e shtetit, por edhe vetë ministrisë. Duhet të shohim edhe një herë atë ligj dhe duhet ta shqyrtojmë në detaje dhe pastaj duhet të marrim vendime dhe qëndrime që janë konform mundësive tona materiale dhe konform asaj çfarë mund të realisht të kryhet puna dhe të mos mbetet keq funksionimi i diplomacisë, por mos të ketë edhe faktikisht ngarkesë për buxhetin”, ka thënë Reçica.

The post Ambasadorët e Kosovës me kursime të mëdha nëpër banka! appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img