Se bizneset ferizajase po kalojnë kufijtë shtetëror tani më nuk është risi. Por kur kjo arrihet edhe në lëmin e modës ku ka një konkurrencë shumë të madhe atëherë vërtetë është lajmë se Ferizaj ka talentë dhe njerëz që dinë të bëjnë biznes.
![](https://ferizajpress.com/wp-content/uploads/2019/05/60354904_2333878276882327_6867185989387812864_n.jpg)
Në këtë lëmi AM Wedding dresses po thyen barrierat dhe po tregon se jo vetëm brendet botërore janë ato që pëlqehen në botë.
Dhe ja vlenë të ceket se vellot e krijuara nga AM Wedding dress tek LUFTA E NUSEVE, në Shqipëri mori lavdata të mira edhe konkurretet e nuses, ku një ndër to ishte edhe ndërkombëtare dhe rezultoi me një fitore, vendi i parë.
Fotosesionet e fundit nga AM Wedding dresses të realizuara në Milano dhe Dubai kanë zgjuar interesimin e përcjellësve të modës e sidomos të çifteve të reja.
![](https://ferizajpress.com/wp-content/uploads/2019/05/60498052_1311768935667482_832875406590738432_n.jpg)
Videot e AM Weding dresses tani po qarkullojnë edhe në faqet e modës të cilat kanë mbi 2.1 milion ndjekës prej nga sesionet e fundit po pëlqehen nga adhurues të modës edhe jashtë Kosovës.
E prapa gjithë këtyre sukseseve po qëndron Almedina Mjaku, e cilë është vetëm 24 vjeçare.
Almedina Mjaku nuk fshehë ambiciet e saja. Ajo synon që krijimet e saja të vazhdojë ti shpërndajë edhe më shumë. E këtë po e bazon në kërkesat që asaj kanë filluar ti vijnë edhe nga jashtë Kosovës.
![](https://ferizajpress.com/wp-content/uploads/2019/05/60431784_2513740318909779_9013572079970156544_n.jpg)