03,05,2024

Alvin Karaqi kampion i turneut “Kupa e Kastriotit” në Ferizaj

Must Read

Alvin Karaqi nga klubi i karatesë “IPON’ nga Prishtina është shpallur kampion i turneut të parë ndërkombëtarë në Ferizaj “Kupa e Kastriotit”

Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtarë i karatesë  “Kupa e Kastriotit” në Ferizaj i cili u organizua  nën ombrellën e Federatës së Karatesë së Kosovës   në bashkëpunim me drejtorinë për Kulturë,Rini dhe Sport të Ferizajt.

Kryetar i Federatës se Karatesë se Kosovës, Fadil Arifi,  tha se është i kënaqur me organizimin dhe përgatitjen e garuesve të paraqitur në këto gara.

“Ishte garë shumë cilësorë. Me këtë organizim të mirë  i’u vunë themelet e një turneu që besoi se do të jetë tradicional. Këta garues që morën pjesë sot  janë ata të cilët po na zbardhin fytyrën edhe në arenën   ndërkombëtare“ tha Arifi

Edhe Raif Musa një nga organizatorët e turneut  tha se rrjedha e këtij turneu ishte e kënaqshme dhe sipas opinioneve të pjesëmarrësve ishin të kënaqur me organizim por edhe me referim.

“Pas kësaj pretendojmë dhe do të punojmë që ky turne të bëhet tradicionale dhe të vazhdohet  kultivimi i traditës së  këtij sporti në Ferizaj” tha Musa

Edhe fituesi i këtij turneu  Alvin Karaqi tha se ishte një garë ku u prezantua përgatitje e mirë e garuesve e ku morën pjesë emra të dalluar të këtij  sporti nga  trojet shqiptare dhe diaspora.

Karaqi ka falënderuar edhe organizatorët për organizim të mirë të këtij turneu

Vendi i parë  – Alvin Karaqi nga klubi i karatesë “IPON” nga Prishtina

Vendi i dytë  – Durim Haziri , klubi i karatesë  “Bardhosh” nga Bardhoshi

Vendi i tretë –  Orges Arifi klubi i karatesë “IPON” nga Prishtina

Vendi i tretë –  Blodin Pakashtica klubi i karatesë “IPON” nga Prishtina.

Në këtë turne përveç medaljeve ishin paraparë edhe shpërblime për tre vendet e para,ku  vendi i parë u shpërblye me 500 euro.

Sipas organizatorëve është hera e parë që në këso turne fituesit shpërblehen edhe me mjete monetare falë donatorëve të  këtij turneu.

Në këtë turne  morën pjesë 37 ekipe nga Kosova,Shqipëria, Zvicra,Norvegjia, Mali i zi dhe Maqedonia  .

14954462_1177422945637950_222038375_o

14961454_10209107293417796_802418575_n 14996323_10209107517823406_1429484391_n 14958733_10209107516743379_1519391686_n 14971999_10209107510223216_353830310_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img