28,04,2024

Aliu viziton maturantët, uron që të dalin sa më të suksesshëm

Must Read

 Maturantët e Ferizajt i’u nënshtruan sot Testit të Maturës, kryetari Aliu ndoqi ecurinë e testimit dhe i uroi suksese të gjithë nxënësve

Në bazë të përzgjedhjes me short nga Ministria e Arsimit, Ferizajt i është caktuar dita e sotme për të mbajtur Testin e Maturës. 2193 nxënës ferizajas kanë zënë ulëset shkollore për t’iu nënshtruar këtij testi shtetëror.

Për të parë nga afër përgatitjet dhe ndjekur ecurinë e këtij testimi, doli edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani. Ata vizituan Shkollën e Mesme të Lartë Teknike “Pjetër Bogdani” nga ku u pritën nga udhëheqja e kësaj shkolle dhe monitoruesit e Komisionit Shtetëror të Maturës.

Në vizitën në disa nga dhomat e testimit në këtë shkollë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu pa entuziazmin e të rinjve që sot po testojnë njohuritë e tyre. Nga kjo shkollë, kryetari Aliu i uroi suksese gjithë nxënësve ferizajas, që sot po i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Maturës.

Ndërkohë drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani tha se institucioni që drejton ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe me kohë për mbajtjen e këtij testi. Ai shtoi se në Testin e sivjetmë të Maturës ka ndryshime, që janë mirëpritur si nga nxënësit ashtu edhe nga stafi arsimor.

“Nga informatat që kam marr nga terreni dhe nga zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit, gjithçka është duke shkuar në rregull, testet kanë ardhur me kohë, nxënësit kanë qenë me kohë të paraqitur në qendra të testimit dhe si rezultat i kësaj ne kemi 2193 nxënës të cilët i janë nënshtruar testit ditën e sotme në gjithsej 17 qendra të testimit, janë këto qendra që janë përcaktuar nga Ministria e Arsimit në mënyrë që të ketë sa më pak nxënës nëpër paralele, që mbikëqyrja dhe kontrolli të jetë sa më i mirë dhe sa më i suksesshëm” tha drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img