07,05,2024

Aliu takon veteranët e hendbollit ferizajas, bisedohet për turneun e nesërm të veteranëve në hendboll

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu paraditen e sotme ka pritur në zyrën e tij një grup veteranësh të hendbollit ferizajas.

Në këtë takim të përzemërt, i pari i Ferizajt, tha se hendbolli është krenaria e sportit ferizajas dhe meritorët për këtë epitet lavdimadh janë pikërisht veteranët, punëtorët dekadash sportiv që i dhanë ngjyrat më të bukurae shpresëplota ferizajasve edhe në ditët e saja më të vështira. 


Në këtë takim, u diskutua edhe për organizimin e turneut me veteranë në hendboll e cila do të mbahet të nesërmen në kuadër të manifestimeve kulturore-sportive për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Mysafirët falënderuan Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu për gjithë mbështetjen që po i jep sportit ferizajas, veçanërisht hendbollin dhe kujdesin e veçantë që po tregon për veteranët, ata që hodhën themelet e sportit ferizajas.

Ditën e nesërme, 16 shkurt, ora 11:00 në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton”, mbahet turniri i hendbollit të veteranëve organizuar nga po këta të fundit të KH hendbollit “Kastrioti”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img