Situata e ditëve të fundit pas konfirmimit të rasteve të para më virusin COVID19 dhe fluksi i madh i qytetarëve për furnizim me artikuj ushqimor janë regjistruar edhe ngritje të çmimeve.
Për këtë inspektorët komunal gjatë gjithë kohës kanë qenë në krye të detyrës që të mbrojnë konsumatorin dhe të mos lejojnë shfrytëzimin e situatës me ngritje të çmimeve.
Për këtë ditë më parë edhe janë shqiptuar masa ndaj bizneseve të cilat kanë shfrytëzuar situatën dhe kanë ngritur çmimet e disa artikujve.
Për këtë kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka takuar sot inspektorët komunal për ti falënderuar dhe inkurajuar për përpjekjen të mbrojnë xhepin dhe shëndetin e qytetarëve, këto ditë kur pati tendenca “pasurimi” nga disa biznese në kurriz të gjendjes së panikut nga CoronaVirus-i.