29,04,2024

Aliu: Pozita e nënkryetarit të PDK-së, sfiduese por edhe kuptimplotë për të jetësuar vullnetin e mijëra qytetarëve

Must Read

Familja e madhe politike, rrugëtimin e së cilës e bëri bashkë me Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës, dëshmoi për të satën herë, vlerat demokratike dhe vullnetin për ndryshim. Dje, mu besua një rol tejet me peshë, sfidues pashmangshmërisht por edhe kuptimplotë për të jetësuar vullnetin e mijëra qytetarëve, ai i Nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Falënderoj Kryetarin Veseli, Kryesinë dhe strukturat tjera të partisë për besimin e kurdohershëm dhe mijëra përkrahës që ndër vite ndërtuam bashkë vizionin e mirëqeverisjes. PDK fuqishëm do të rikthehet aty ku e ka vendin – në krye të qeverisjes me vendin.

Ferizaj bashkë me Regjionin, ka zërin e forcën politike për të sendërtuar më të mirën për të gjithë qytetarët!

Na priftë e mbara!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img