04,03,2025

Aliu kërkon që shtatë fshatra të Ferizajt të futen në karantinë

Must Read

Pas konfirmimit te 18 rasteve pozitive me COVID 19 në Ferizaj, kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, ka thënë për KOHA-n se ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të futen në karantinë shtatë fshatrat ku janë paraqitur rastet.

Të gjithë të infektuarit, sipas tij, janë duke qëndruar në vetizolim.

Aliu ka thënë se të gjithë këta të prekur janë raste kontakti nga ish-punonjësi i Bondsteelit që vdiq pas infektimit me COVID-19. Në mesin e të prekurve, përpos familjarëve të viktimës, ka edhe punonjës të tjerë të kampit.

Rastet pozitive në Ferizaj ishin raste kontakti. Tetë raste ishin nga fshati Sazli, tri në qytet, dy në Mirash dhe nga një në Varosh, Greme, Talinovc i Muhaxherëve, Neredime dhe Lloshkobare.

Në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 250. 52 persona janë shëruar, ndërsa shtatë kanë vdekur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img