28,08,2025

Aliu: Ferizaj po merr kuptim, së shpejti nisë rregullimi i pjesë së mbetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, sot me drejtor komunal ka inspektuar pjesën e rrugës “Dëshmorët e Kombit” e cila së shpejti do të rinovohet.

Aliu ka  inspektuar gjendjen e kësaj rruge nga zona e KEDS-it deri të furra e Mikelit, e cila ka vite që s’është rinovuar dhe investuar ne te.

Gjatë kësaj vizite ai ka kontaktuar me shumicën e pronarëve të bizneseve në këtë pjesë të rrugës me të cilat ka biseduar për idetë për rregullimin e kësaj pjese.

“Këndshëm të ballafaqoj mendimet e idetë bashkë me qytetarët, bizneset e kësaj ane, kur tash për pak ditë do të nisin punën makineritë, për ta kthyer zonën nga KEDS-i deri tek kryqëzimi tek furra ikonë e Mikelit, në një pikë krejtësisht të rinovuar, me trotuare të gjera, gjelbërim me bollëk e shans të ri për rritjen e fitimeve për bizneset nga ky investim që do të kryhet. Ferizaj merr kuptim, kur qendrën e kemi pasqyrën më të mirë, me standarde e investimet që po vëmë dorën, pas 40 e kusur vitesh” ka thënë Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img