23,04,2024

Topalli: Hapet kufiri ajror me Zvicrën, mërgimtarët në karantinë

Must Read

Qeveria e Kosovë : i duam vetëm parat e mërgimtarëve, por mërgimtarët i fusim në burg (karantinë)! Rrini aty ku jeni!

Sot mediat kanë raportuar se prej 15 qershorit hapet kufiri ajror me Zvicrën dhe qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë prej njërit vend në tjetrin.

Megjithatë mërgimtarët që do të vinë në Kosovë do të detyrohen të futen për një javë në karantinë.

Kjo vlen vetëm për udhëtarët që vinë në Kosovë, por jo edhe për kosovarët që vinë në Zvicër.

Për ta nuk ka karantinë.

Zvicra ka pasur deri tani 30514 të infektuar me Virusin Corona. 27200 të infektuar janë shëruar. Numri i rasteve aktive është 1719.

Kosova ka pasur gjithsej 945 të infektuar. Numri i rasteve aktive me virusin Corona në Kosovë është 227.

Rregulli i karantinës vlen vetëm për udhëtarët që vinë në Kosovë, por jo edhe për kosovarët që shkojnë në Zvicër.

Një rregull, në një marrëveshje që nuk është e njejtë për të dy palët është diskriminues.

Të goditur nga ky rregull janë kryesisht mërgimtarët nga Kosovë, ata që kan mbetur nga fakti i pandemisë në Zvicër dhe të tjerët që dëshirojn t’i vizitojnë të afërmit e tyre, apo bizneset.

Zakonisht udhëtimet për në Kosovë janë disa ditëshe, nga një herë edhe një javore.

E kush do të vjen në Kosovë për të qëndruar një javë në karantinë.

Edhe ashtu Qeveria e Kosovës, për dallim nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ka vendosur masa të cilat kanë bërë që në Kosovë të shkelen të drejtat themelore të njeriut.
Karantina prej një jave nuk ofron asnjë siguri.

Dihet që virusi mund të qëndroj edhe më shumë se një javë në trupin e njeriu pa shfaqur simptome.

Krejt ndryshe do të ishte sikur udhëtarët të testoheshin për temperaturë apo simptome të tjera në kufi.

Sidoqoftë futja e të kthyerve në karantinë është dhurata e radhës që Qeveria Kurti e bënë për mërgimtarët.

Kartoni i Gjelbër u harrua, edhe pse në legjislaturën e kaluar ekzistonte një sugjerimi për heqjen e një anshme të tij.

Për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve nuk u bë asnjë veprim.

I vetmi veprim që u bë është ftesa për ta ndihmuar qeverinë me para për pandeminë.

E përfundimi është ky : Ua duam paratë, si për kartonin e gjelbër si për pandeminë, si për ekonominë, por juve ju fusim në karantinë, nëse nuk keni ndonjë të njohur në qeveri. Turp.

Një qeveri që veten e quan qeveri të ndryshimit, ka ndryshuar vetëm emrat e ministrave por mendësia e drejtimit mbetet e njëjtë.

Faton Topalli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img