07,05,2024

Aliu: Debatit të pak kohe më parë me banorët po i përgjigjemi me vepra konkrete investive

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka  vizituar punimet  në rregullimin e kanalizimit në fshatin Tërrn të Ferizajt.  Po kryejmë një investim për të bërë  një zgjidhje për  sfidën e kamotshme me ujërat e zeza.

Aliu ka thënë se   në këtë anë shumë shpejt do të përfundoj  edhe rregullimi i infrastrukturës rrugore, problem i kamotshëm I fshatrave të kësaj ane.

“Tërrnit që pati shumë arsye të ketë hatërmbetje për 20 e kusur vitet e lëna pas dore, po i kryejmë një investim për të bërë një zgjidhje për sfidën po ashtu të kamotshme me ujërat e zeza. Sot takova banorët, në vendin ku po hapim gropën akumuluese të ujërave të zeza që kullon tokat moçale të banorëve për dekada me radhë, kjo edhe në funksion të mbrojtjes kundrejt virusit COVID-19. E me infrastrukturën rrugore që pritet të përfundohet shpejt përmbyllim investimet në këtë anë, duke lënë Tërrnin të kompletuar, borxhin tonë të shlyer e banorët e kënaqur” ka thënë Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img