08,06,2025

“Al Jazeera” zbulon planin për vrasjen e Erdoganit

Must Read

Rrjeti ndërkombëtar televiziv “Al Jazeera” ka zbuluar disa dokumente të cilat zbardhin planin e arrestimit ose vrasjes së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë përpjekjes për grusht shteti.

Në korrespondencat e zhvilluara nga ana e komplotistëve përmes shërbimit të mesazheve “WhatsApp”, jepen detaje në lidhje me eliminimin e mundshëm të kreut të shtetit, si dhe jepen emrat e 80 zyrtarëve të cilët po planifikonin të merrnin pushtetin.

Shefi i redaksisë së “Al Jazeera”-s në Stamboll, ka konfirmuar se sipas këtyre dokumenteve, tre helikopterë me 40 trupa të forcave speciale kanë bastisur hotelin në Marmaris ku po qëndronte presidenti Erdogan, me urdhrin për ta arrestuar apo vrarë atë. Megjithatë presidenti turk ia ka dalë të braktis hotelin përmes një helikopteri privat, vetëm gjysmë ore para mbërritjes së ushtarëve.

Dokumentet të cilat i zotëron “Al Jazeera”, janë dorëzuar nga maja më e lartë e qeverisë së Ankarasë. Plani për ekzekutimin e presidentit Erdogan gjatë orëve të grushtit të shtetit, nuk ka përfshirë vetëm tokën, por dhe qiellin

“Al Jazeera” shkruan se ai ka qenë në shënjestër të 2 avionëve luftarakë F-16 të drejtuar nga ana komplotistëve. “Ata kanë vënë në shënjestër avionin, por arsyeja pse nuk kanë qëlluar mbetet akoma e panjohur”, raporton rrjeti televiziv.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img