Me rastin e 28 shtatorit-Ditës së Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Ferizajt ka organizuar një sërë aktivitetesh për këtë ditë.
Sipas drejtorit të Drejtorisë Komunale të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Naim Feratit, që ky manifestim të jetë sa më madhështor janë paraparë edhe aktivitetet për këtë ditë. Drejtori Ferati tha se kjo dite organizohet se bashku me organizata e dalura nga UÇK, dhe shtatorja është ndërtuar nga këshilli organizativ i bashkëluftëtareve të dëshmorit, ndërsa komuna ka bere rregullimin e hapësirës për rreth shtatores.
“Ky organizim mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës, Muharrem Svarqa i cili organizim këtë vit ka edhe aktivitete të veçanta duke u bazuar nga aktivitete e vitit të shkuar”, ka thënë Ferati, ndërsa ka shpalosur edhe agjendën për ditën e dëshmorëve.
”Nga ora 9:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, mbahet seancë solemne, ndërsa nga ora 9;30 bëhet nisja e organizuar nga sheshi “Adem Jashari” për në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së, ku në orën 10:00 do të fillojnë homazhet pran varreve të dëshmorëve, në orën 11:00 do të zbulohet edhe shtatorja e dëshmorit Sadik Bega-Murtaja, tek rrethi i rrugës “Naim Beka” në Ferizaj”, ka thënë drejtori Ferati.
I pari i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Naim Ferati duke uruar qytetarët për Ditën e Dëshmorëve i ka ftuar ata që të jenë pjesë e aktiviteteve të ditës së nesërme.