27,04,2024

Vetëvendosje kërkon largimin e deponisë në fshatin  Gurëz  (Gërlicë) të Ferizajt

Must Read

Qendra e transitit të mbeturinave që ndodhet në fshatin Gurëz të Ferizajt, po përbën shqetësim për banorët e fshatrave Komogllavë dhe Gurëz.

Menaxhimi i dobët i kësaj qendre nga ana e Agjencionit të Mbeturinave, i ka shtyrë banorët e kësaj ane, por edhe drejtuesit e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të protestojnë dhe të kërkojnë nga institucionet e pushtetit lokal që sa më parë të nisin procedurat e largimit të kësaj qendre nga kjo zonë. Prej se është vendosur në fshatin Gurëz, qendra e transferit të mbeturinave, po përbën shqetësim për banorët e kësaj ane.

Menagjimi i dobët i saj, pa përfillur kriteret, ka bërë që banorët e këtyre dy fshatrave të kërkojnë largimin e saj nga aty.

Një proteste të banorëve i janë bashkuar edhe drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nga Qendra e Ferizajt, të cilët me këtë rast i kanë kërkuar pushtetit marrjen e masave për largimin e kësaj qendre nga kjo zonë. Nënkryetari i VV_së, Valon Ramadani, i ka rikujtuar pushteti peticionin me afro 900 nënshkrime të banorëve të këtyre fshatrave të cilët gati që një vit po kërkojnë largimin e saj.

Ai ka shtuar se falë reagimit qytetarë është penguar edhe zgjerimi i kësaj deponie e cila në këtë rast do të krijonte edhe më shumë probleme.

“Pas konsultimeve me banorët e fshatit Gurëz dhe Komogllavë kemi dalë të  rivazhdojmë shqetësimin në lidhje me këtë deponi . Më 25 Dhjetor të vitit të kaluar nga banorët është organizuar një peticion me mbi 800 nënshkrime pasi Kuvendi Komunal ka pas në projekt që këtë deponi ta zgjeroi  edhe për 50 ari. Nga ky peticion kjo është hequr  nga rendi i ditës. Por në atë peticion ka qenë edhe kërkesë që kjo deponi të largohet nga këtu për shkak të ndotjes së ambientit “ ka thënë Ramadani

Edhe Sylë Mehmeti, nga fshati Gurëz ka thënë se e kanë të pamundur të qëndrojnë nëëpr oborret e shtëpive të tyre nga kundërmimi i keq dhe qentë endacak.Ai me këtë rast ka thënë se e ndanë shqetësimin e banorëve të këtyre dy fshatrave të cilët edhe janë për largimin e kësaj qendre transitore.

“ Ne nuk po mundemi të dalim jasht nga ernat që po lirohen nga këto mbeturina. Por edhe  eshtrat të cilët  derdhen në këtë deponi  po na sjellin problem, pasi qentë endacak po i sjellin edhe nëpër oborre tonae që mundë të jenë burim i sëmundjeve. Për këtë ne do të ankohemi  në të gjitha mënyrat deri sat ë hjeket kjo deponi nga ky vend” ka thënë Mehmeti

Drejtues të Vetëvendosje për këtë gjendje e kanë bërë fajtore edhe Agjencionin e menagjimit të mbeturinave, e cila me këtë rast nuk e ka zbatuar kriterin e distancës nga vendbanimi që duhet të jetë tri kilometra.

“Me banorët e fshatit Gurëz dhe Komogllavë  do të insistojmë deri në fund  që kjo deponi të mbyllet.Për këtë do të fillojmë edhe me protesta por nuk përjashtohet edhe bllokimi i punës që kjo  deponi të largohet për faktin se kjo është  një katastrofë për shëndetin e këtyre banorëve “ ka thënë  Ramadani.

Banorët kanë thënë se do të vazhdojnë të protestojnë deri sa ta largojnë ketë deponi nga zona e tyre.

14466953_1137724229607822_940989932_o 14483521_10208753380290189_1993702426_n 14483862_10208753378970156_796155587_n 14518767_10208753378650148_28885954_n 14501861_10208753379050158_2092093053_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img