28,04,2024

Aktakuzë për dhunë në familje në Ferizaj

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të pandehur me inicialet M.S., dhe S.S., nga komuna e Ferizajt.

Kjo për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje, pas një mosmarrëveshje që kishin me të dëmtuarën R.T., kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” .

Sipas aktakuzës, fillimisht e pandehura M.S., e kap për krahu dhe flokë duke e goditur me duar dhe këmbë të dëmtuarën R.T., ku pastaj edhe i pandehuri S.S., e godet në pjesë të ndryshme të trupit, me çka nga këto goditje e dëmtuara kishte pësuar lëndime të lehta trupore.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img