26,11,2025

Aksident në rrugën e Reçakut, dyshohet për të lënduar

Must Read

Rreth orës 18 në rrugën e “Reçakut” në Ferizaj ka ndodhur një aksident mes dy makinave.

Aksidenti ka ndodhur afër pompës së benzinës dhe dyshohet se ka edhe të lënduar.

Ekipi i emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të lënduarit.

Ndërsa policia e trafikut po merret me rastin.

Rastin për Ferizajpress e ka konfirmuar edhe  Majori Qazim Reka  nga Policia rajonale e Ferizajt

“Në rrugën e Reçakut ka ndodhur një aksident  mes dy veturave. Një persona ka marrë lëndime dhe është duke u trajtuar në emergjencë” ka thënë Major Reka

Majori Qazim Reka ka apeluar te vozitësit për kujdes të shtuar pasi këto ditë  feste edhe komunikacioni është shumë i rënduar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img