18,05,2024

Aksident në rrugën “Driton Islami”, goditet makina e policisë

Must Read

Sot në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndodhur një aksident jo i zakonshëm, në aksident është përfshirë edhe makina e policisë.

Siç shihet edhe në foto të dërguar nga qytetarë të rastit një makinë ka goditur  makinën e policisë. Nuk bëhet e ditur  për të lënduar  dhe sipas dëshmitarëve të rastit edhe dëmet materiale nuk janë shumë të mëdha.

Nuk është ky rasti i parë kur në këtë kohë pandemie dhe kufizim të qarkullimit po ndodhin aksidente të komunikacionit. Shumica e këtyre aksidenteve ishin pasojë e tejkalimit të shpejtësisë në kohën kur edhe komunikacioni ishte rralluar.

Nga fillimi i lehtësimit të masave  dhe heqja e Ferizajt nga karantina  ka filluar një fluks i madh i qytetarëve nëpër qytet dhe rrugë edhe pse masat e orarit të qarkullimit janë ende në fuqi.

Në Ferizaj edhe pas shumë apeleve nga kryetari i Ferizajt që të respektojnë  masat dhe rekomandimet  e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë po shihen grumbullime të  qytetarëve për aktivitete  të ndryshme dhe një mos respektim i këtyre masave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img