08,11,2025

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, vdesin dy femra

Must Read

Natën e mbrëmshme ka ndodhur një aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku kanë mbetur dy persona të vdekur dhe dy të tjerë janë të lënduar rëndë.

Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline” edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se si pasojë e aksidentit kanë vdekur dy femra, L.S 23 vjeçare dhe K.H 31 vjaçare.

“Sot rreth orës 02:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një vet aksident trafiku me pasoja fatale. Në ketë aksident ka qene i përfshire një automjet i tipit Pasat qe për shkaqe te panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetë aksidentuar. Lëndime të renda trupore kanë marre katër persona, ngasësi dhe tre pasagjerë.  Dy nga pasagjeret nuk kanë mundur te përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje  kane ndërruar jetë.Viktimat janë L.S (femër) 23 vjeç dhe K. H ( femër ) 31 vjeç . Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vend ngjarjes, ndërsa ngasësi i automjetit dhe një pasagjer tjeter jane derguar ne QKUK. Me rastin po merren njësiti i trafikut” ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

Indeksonline ka siguruar edhe një video nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img