17,05,2024

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, lëndohen katër persona

Must Read

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datën 27/10/2019 rreth orës 15:06 është pranuar informata për një aksident trafiku me lëndime në rrugën magjistrale, Prishtinë-Ferizaj , udhëkryqi i fshatrave Smallush – Batullë. Për pak minuta Njësiti patrullues i Policisë ka arritur në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën. Të përfshira në aksident kanë rezultuar të jenë dy automjete, ndërsa katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka shtuar se magjistralja është mbyllur për qarkullim, për shkak të procedurave të nevojshme në vendin e ngjarjes.

“Rruga (magjistrale) është  bllokuar përkohësisht për përfundim të procedurave të nevojshme për vendin e ngjarjes, përderisa pjesëmarrësit janë udhëzuar për të qarkulluar në rrugë alternative”, ka thënë Hoxha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img