22,12,2024

Ahmeti: Pa Serbinë, Thaçi mbetet një i akuzuar potencial nga Gjykata Speciale

Must Read

Ahmeti thotë se Thaçi, pa bërë koncesione me Serbinë, mbetet vetëm një “i akuzuar potencial i Gjykatës Speciale”.

Sipas tij, si rrjedhojë, ai krijon tema të tilla si ngjarja e sotme para kishës ortodokse në Prishtinë.

“Hashim Thaçi është relevant para faktorit ndërkombëtar vetëm kur bën koncesione ndaj Serbisë”, shkroi Ahmeti.

“Ai e di që pa Serbinë, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vuçiqin mbetet vetëm i akuzuar potencial në Gjykatën Speciale”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Si nënshkrues i demarkacionit tokëfales, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokëndarës, Thaçi krijon tema të tilla si kjo”, shkruan Ahmeti, raporton lajmi.net.

Kryetari I Prishtinës, deklaron se me veprime të tilla, Thaçi tenton  të duket i moderuar dhe relvant në Ballkan.

“Për këtë arsye këshilltarët e tij shkruajnë artikuj kundër Ramës dhe takimeve me Vuçiqin sepse frikohet që dikush ja zë vendin tek koncesionet”, shtoi kreu i Prishtinës.

“Kosova do të mbetet edhe pas Thaçit edhe pas gjithë neve. Nuk duhet lejuar që ky njeri dhe ekzistenca e tij të na lë pasoja për shtetin tonë”.

Reagimi Ahmetit pason atë të presidentit Thaçi i cili deklaroi sot më herët se protesta e studentëve kundër kishës ortodokse është është e papranueshme dhe e turpshme./lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img