19,07,2025

Agim Aliu u dërgon kartolina për festat e fundvitit, familjeve dhe bizneseve ferizajase, uron mbarësi në 2019-tën!

Must Read

Tashmë është bërë traditë që në fundvit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu t’i dërgoj qytetarëve dhe bizneseve ferizajase, kartolina urimi për festat e fundvitit. Sot, ekipet e Postës së Kosovës në Ferizaj, shpërndanë këto kartolina në familjet dhe bizneset ferizajase në fshatra dhe qytet. Një numër simbolik prej 2500 kartolinash do të shpërndahen gjatë ditës së sotme dhe të nesërme në familjet dhe bizneset ferizajase.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve ferizajas përmes kësaj kartoline urimi, i pari i Ferizajt, Agim Aliu shkruan: “Në këto ditë të ftohta prag dimri, familja ngroh zemrat tona! Për ju dhe familjen tuaj, me dëshirën më fisnike për vit të mbarë, jetë me më pak halle, me më shumë dashuri, besimplotë e të bindur në rrugën e sinqertë të raporteve ndërnjerëzore, që të jetë viti juaj dhe i familjes suaj, ju uroj Vitin e Ri 2019!”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img