Punimet në kuadër të projektit “Bashkimi i Qytetit” dalë ngadalë po i ofrohen punëve përfundimtare.
Përveç funksionalitetit si duket edhe përmes fotove qytetit po I shtohet edhe bukuria.
Është kjo pjesa, tashmë e emëruar “Te rrethi i Madh” ku sot ka përfunduar edhe shenjëzimi dhe sinjalizimet.
Kjo edhe nuk ka shpëtuar pa u vërejtur nga qytetarë, e ku njëri ndër ta ka bërë edhe një foto nga lartësi ku paraqitet një pamje vërtetë e bukur e kësaj pjese.
Për këtë ka shkruar edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu, i cili i ka bashkëngjitur edhe disa foto të punëve përfundimtare në këtë pjesë të rrugës.
“Shenjëzimi përfundoi e bashkë me të edhe mbjellja e luleve tek Rrethi i Madh afër Spitalit, për t’ia kthyer funksionalitetin e bukurinë e munguar, gjithë asaj zone” ka shkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu.
E si duket kjo pjesë mund ta vlerësoni nga fotot.








