12,02,2026

Agim Aliu përkrah Veselin: Mundin e sakrificat tuaja, nuk i harron Kosova, nuk i tret as koha e as epoka!

Must Read

Triumfi i lirisë e dashuria për atdhe, mes çdo personaliteti politik, bënë dallim e spikat një emër, një familjar e udhëheqës shembullor, Kadri Veselin.

Kryetar, Ferizaj dhe gjithë Kosova ndajnë një vullnet të sinqertë e besëplotë se ju, si në çdo stuhi, do ta nxjerrni Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e vetveten, faqebardhë e krenare!

Çdo gjykatë e nismë e drejtësisë ndërkombëtare, do të ketë një dhe vetëm një përfundim: pastërtinë e luftës çlirimtare, lavdinë e heroizmin e djemve e vashave që mbrojtën me jetë e gjak atdheun.

Mundin e sakrificat tuaja, nuk i harron Kosova, nuk i tret as koha e as epoka!
Ngadhënjen fitorja e drejtësia, aty ku pa kursim, u derdh gjaku për liri.

Me ty, për Kosovën që të njohu gjithmonë si fitimtar!, ka shkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img