27,11,2024

Agim Aliu mban fjalën për hapjen e Zyrës së Zhvillimit Ekonomik

Must Read

Deklarat

“Ky ekip do të sigurojë transparencë financiare, sepse unë e kam shpalosur pjesën e transparencës financiare që ka të bëjë me lidhjen e sistemin të Free-Balance me IT në mënyrë që të gjitha shpenzimet dhe të gjitha të hyrat në Komunë të jenë të qarta dhe të jenë të dukshme për secilin operator ekonomik, por edhe për qytetarët e Komunës së Ferizajt.”, kishte thënë Agim Aliu në Debat Pernime.Agim Aliu

Vlerësimi

E VËRTETË

Kryetari i Ferizajit, Agim Aliu ka mbajtur fjalën sa i përket krijimit të zyrës për zhvillim ekonomik që është paraparë të rrisë transparencën financiare.

Artikulli

Themelimi i Zyrës së Zhvillimit Ekonomik është hapi që Komuna e Ferizajt e ka marrë në përpjekje për të siguruar transparencë financiare.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu kishte premtuar se në mandatin e tij do të hapej zyrja për zhvillim ekonomik me anë të së cilës do bëhet publike çdo shpenzim i parasë publike.

Komuna e Ferizajt më 15 qershor ka bërë të ditur se tani në këtë qytet është hapur kjo zyrë.

“Mëngjesin e sotëm, punonjësit e administratës komunale në qendrën e shërbimit për qytetarë, nisën punën në ambiente të reja. Është investimi për hapjen e Zyrës së Zhvillimit Ekonomik që do të ketë punonjës që udhëzojnë e ndihmojnë investuesit potencial për nevojat që kanë në administratën komunale. Në këtë investim përfshihet edhe pasqyrimi në kohë reale të të gjitha shpenzimeve të Komunës përmes sistemit të Free-Balance.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Ndër vendimet e para për të cilat kishte premtuar Aliu në Debat Pernime me Jeta Xharrën, në vitin 2017 ishte krijimi i një ekipi përmes të cilit do të krijohej transparencë financiare

“Ky ekip do të siguroj transparencë financiare, sepse unë e kam shpalosur pjesën e transparencës financiare që ka të bëjë me lidhjen e sistemin të Free-Balance me IT në mënyrë që të gjitha shpenzimet dhe të gjitha të hyrat në Komunë të jenë të qarta dhe të jenë të dukshme për secilin operator ekonomik, por edhe për qytetarët e Komunës së Ferizajt.”, kishte thënë Agim Aliu në Debat Pernime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img