03,05,2024

Agim Aliu falënderon policinë e Kosovës

Must Read

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu sot ka  falënderuar policinë e Kosovës  të cilët në këto ditë të pandemisë po punojnë edhe me orare të zgjatura për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Aliu, Policinë e Kosovës e ka radhitur së bashku me mantelbardhët, zjarrfikësit dhe  dhe ekipet e pastrimit, të cilat  janë të vetmit që këto ditë po kujdesen  për të siguruar dhe ndihmuar qytetarët.  

F A L E M I N D E R I T !

Kur të gjithë qëndrojnë në shtëpi, janë oficerët e Policisë që zbardhin mëngjese për të ruajtur e mbrojtur shëndetin e pasurinë tonë. E tash kur po kërcënohet fshehtazi virusi më i rrezikshëm i shekullit janë pikërisht ata, që në të ftohtë e ditë të ngrohta si sot, garantojnë rendin e sigurinë.

Uniforma blu  është në mesin e të bardhës së mjekëve, të gjelbrës së pastrimit të kuqes së zjarrfikjes e çdo shërbyesi tjetër në lartësi të detyrës këto ditë të cilët meritojnë duartrokitjen tonë e mirënjohjen e gjithmonë!” ka thënë  Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img