13,07,2025

Agim Aliu: Faleminderit që Kosovës i dhe forcën e krenarinë, dinjitetin e respektin, si në luftë si në paqe!

Must Read

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, pas dorëheqjes nga pozita e Kryeministrit, Ramush Haradinjat, përmes një deklarate ka falënderuar Haradinajn për punën e tij.

Faleminderit që për aq shumë herë dëshmove veten se për Kosovën, nuk janë sfiduese, sakrificat personale e familjare!, ka shkruar Aliu.

Postimi i plotë i kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu

Kryeministër Haradinaj!

Faleminderit që për aq shumë herë dëshmove veten se për Kosovën, nuk janë sfiduese, sakrificat personale e familjare!

Faleminderit që Kosovës i dhe forcën e krenarinë, dinjitetin e respektin, si në luftë si në paqe!

Faleminderit që Ferizajt, Qeveria jote iu gjend si vëllai i madh në çdo kërkesë e sfidë, për t’i kapërcyer bashkë, si asnjëherë më parë në historinë e pasluftës. Ne nuk njohëm JO nga ju, por mbështetjen e mirëkuptimin tuaj gjithmonë!

Lotët tu janë trumfi i disahershëm i drejtësisë dhe pastërtisë së luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qëndro Kosovë, çlirimtarët do të triumfojnë sërish si Heronjë!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy shoferë ndëshkohen për shpejtësi të tejkaluar në Ferizaj, njërit i konfiskihet edhe makina

Ferizaj, 13 korrik 2025Më 13.07.2025, rreth orës 16:00, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, Njësia e Komunikacionit Rrugor ndaloi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img