Ferizaj është shembulli më i mirë që duhet të shërbejë si mësim për politikën kosovare.
Kryetari i komunës vazhdimisht në krye të detyrës.
Një kryetar që e ka kuptu drejt rolin e vet.
Një kryetar që ndihmon edhe atëherë kur nuk mundet.
Ai, me një ekip fare të vogël, pjesë e të cilit unë nuk jam, ka ngjallë shpresën te qytetarët se kjo situatë do të tejkalohet pa dëme.
Edhe komuna nuk ka buxhet për kushte të jashtëzakonshme.
Ndihma nga qeveria, po e them pa të keq, për komunën është zero.
Atëherë, pse Agim Aliu po ia del?
Sepse të gjithë e duan,
Sepse të gjithë i besojnë,
Sepse ka një qeveri të ndershme e të pakorruptuar.
Bisneset janë të kënaqura sepse nuk janë kërcënuar asnjeherë, nuk janë shantazhuar e as detyruar për asgjë.
E gjithë kjo kategori biznesesh e njerëzish të mirë i ofrohen sot kryetarit të komunës dhe kërkojnë nga ai që ta orientojë ndihmën e tyre.
Të gjitha idetë e mira që ndihmojnë i pranon dhe i praktikon.
Të gjithë ata që duan të ndihmojnë i afron dhe i vlerëson.
Kështu duhet me qenë lideri në sistemet demokratike.
Ferizaj këtyre ditëve u bë shembull se si duhet udhëhequr në kushte jo të zakonshme.
E Agim Aliu, edhe në këto kushte të rënda, dëshmoi se mbetet kryetar model për tërë Kosovën.
Shkruar nga Lulzim Aliu