03,05,2024

Agim Aliu: “Bashkimi i Qytetit” po ndodh, nënkalimi tek Plus Marketi u përurua sot. Ta gëzojnë të gjithë ferizajasit! (Foto)

Must Read

Sot është përuar edhe nënkalimi i dytë përgjat hekurudhës në qytetin e Ferizajt. Kryetari Agim Aliu ka përgëzuar qytetarët dhe ka uruar që ta gëzojnë të gjithë qytetarët.

Ky është postimi i plotë i kryetarit Agim Aliu

Sot, përuruam nënkalimin tek Plus Marketi, për t’i dhënë Ferizajt dhe ferizajasve edhe një vepër kapitale të infrastrukturës rrugore, nyjë që i jep frymë trafikut në qendër e padyshim një art i projektimit dhe realizimit, punuar me dashuri e përkushtim për Ferizajn e ferizajasit.

Punët e kryera në nënkalimin që lidh rrugët “Gursel e Bajram Sylejmani”, “Besim Rexhepi” dhe “Liman Rekaj” tek Plus Marketi, flasin me gjuhën e guximit politik për të ndërmarr projekte të tilla në zemër të qytetit, flasin me gjuhën e cilësisë e standardeve më të larta, flasin me gjuhën e së bukurës dhe funksionalitetit, flasin me gjuhën e sigurisë e lehtësisë së qarkullimit të qytetarëve. Nga sot, ferizajasit mund ta shijojnë këtë vepër.

Ta gëzojnë të gjithë ferizajasit!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img