15,10,2024

Afër 70% të ferizajasve nuk janë të kënaqur me kryetarin Svarqa

Must Read

PDK në një  konferencë për medie   duke u bazuar në raportin e publikuar ditë më parë nga  UNDP ka thënë se  rreth 70 përqind të qytetarëve të Komunës së Ferizajt janë deklaruar se nuk janë të kënaqur me kryetarin që udhëheq me komunën, Muharrem Sfarqa.

Kështu ka thënë sot gjatë një konference për media, Selim Marevci, udhëheqës i Departamentit të Administratës, sipas të cilit konferenca e sotme është për të bërë sa më transparente keqqeverisjen që po ju bëhet qytetareve të Ferizajt nga sic ka thënë ai, ky pushtet klanor, partiak dhe familjar e që tashmë ka marrë një emër tjetër: “ pushteti në ikje”, sepse qytetarët tanë kanë të vendosur qysh tash  për ndërrimin e këtij kryetari.

“Në shumë takime më grupe të ndryshme të qytetarëve, po ashtu edhe përmes rrjeteve sociale ku na shkruajnë në vazhdimësi, vërehet mllefi që ata shprehin në raport me keqqeverisjen e Muharrem Sfarqës. Kërkesa e tyre është e qartë, rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, për të cilën edhe qytetarët, me të drejtë, thonë se kishte humbje aksidentale”, ka thënë Marevci.

Sipas tij, kjo është sepse, gjatë udhëheqjes së  të PDK së, atyre për herë  të parë iu ndërtuan shkollat, parqet, sheshet, rrugët dhe mbi gjitha, gjatë kësaj kohe, u kultivua toleranca politike, ku respektohej fjala e lirë e çdo njërit, e me theks  të veçantë fjala e partive opozitare, të cilave u respektohej mendimi por që  asnjëherë nuk u fyen.

“Reagimet tona për parregullsitë e këtij kryetari gjithmonë kanë qenë të argumentuara me fakte konkrete për vite me radhë. Për Kryetarin Sfarqa këto argumente nuk ishin asgjë më shumë së sa ‘deklarata boshe politike’ dhe ai shpesh herë ka përdorur edhe terma fyes ndaj partisë më të madhe në vend e cila në qytetin e Ferizajt përfaqëson zërin kryesor të mbi 22.000 votueseve Ferizajas”, ka theksuar Marevci.

Por, sipas tij, nuk janë vetëm votuesit e PDK-se ata që po e ngrisin zërin mbi pakënaqësitë e tyre si rezultat i kësaj qeverisjeje sa për sy e faqe nga Kryetari Sfarqa dhe bashkëpunëtorët e tij, por mbi 80% qytetareve te qytetit te Ferizajt.

“Këtë më së miri e dëshmon sondazhi i fundit i organizuar nga organizata ndërkombëtare UNDP. Kjo organizatë në fund të vitit 2015 ka bërë një hulumtim se sa janë të kënaqur qytetarët e Komunave të Kosovës me pushtetin lokal. Duke e krahasuar periudhën kohore nga 2006 – 2009 – 2012   me atë të  2015 kënaqeshmëria e qytetareve te Ferizajt ka rënë dukshëm duke pasqyruar kështu realitetin e zymte që qeverisja e LDK-së ka sjell në qytetin tone”, ka shtuar Marevci.

Kuvendi komunal ka marrë notim nga qytetarët, ka marrë një përqindje shumë të lartë negative. 69.7%  e tyre janë të pa kënaqur me këtë institucion të cilit fatkeqësisht, sipas tij, ky pushtet i humbi vlerën të cilën e kishte në 2009-2013  ku kënaqësia pozitive ishte 87.2%

Ne jemi gati t’ia rikthejmë qytetit tonë sërish sinonimin e një qyteti evropian pikërisht siq i ka hije qytetit tonë, dhe jo ta lëmë kështu si një qytet te zymtë pa as edhe një nismë zhvillimi,si qytet të zhytur ne humnerën e një partie që qeverisi vetëm për interesa personale e partiake. , Andaj qytetarët e Ferizajt kërkojnë kthimin e frymës evropiane që e kultivoi Partia Demokratike e Kosovës.

13334321_1061357147244531_1097071118_o

Ndërsa në anën tjetër Naim Ferati ,zëdhënës i Komunës së Ferizajt ka thënë se nëse ky raport analizohet   në hollësi   dhe analizohen mënyrat se si mund të bëhet nja sondazh i tillë  përformanca e komunës nuk është  në pozitë të keqe.

Ferati tha se këto  shënime  nga qeverisja komunale do të përdoren  si orientim i angazhimit të qeverisë komunale  për   një angazhim më të shtuar.

”Është e vërtetë qe tash kemi në dorë një matje apo një sondazh i cili ka arritur emailat tonë i cili ka qenë i realizuar nga UNDP dhe USAID. Ky sondazh apo kjo matje e cila parasheh të gjitha komunat e Kosovës për sektorët e caktuar është i mirëseardhur edhe për komunën e Ferizajt dhe ne e vlerësojmë si te tille për arsye se institucionet që janë marrë me matjen janë institucione kredibile dhe janë institucione të besueshme por sigurisht që për besueshmërinë dhe saktësinë e një raporti e caktojnë shumë elemente sic është metodologjia e hulumtimit gjithashtu edhe forma e zgjedhjes së  respodenteve, pyetjet dhe forma se si parashtrohet pyetja tek respodenti. Dhe këto janë disa element në aspektin e organizimit të një hulumtimi, ne si komunë e Ferizajt përkundër deklaratave të opozitës mund të themi që mbi 70 % e matjeve apo sektorëve të fushave të cilat janë bërë hulumtimet, komuna e Ferizajt del në gjendje të kënaqshme sepse e ka kaluar mesataren e nivelit të matjes të komunave tjera në sferat e caktuara. Siç është ndriçimi publik, arsimi, ku ne kemi rreth 70% të kënaqshmërisë në sistemin parashkollor, të ulët, të mesëm. Gjithashtu në mirëmbajtjen e parqeve, ku kemi një kënaqësi të madhe në ndriçimin publik.  Janë disa rezultate shumë të kënaqshme, ndërsa te ofiqaria dhe sektori publik kemi mbi 90% të kënaqshmërisë së qytetarëve.Do të thotë ky hulumtim na paraqet neve si komunë në një fushë ku 70% të hulumtimit  apo fushave të hulumtuara janë në nivel të kënaqshëm, sigurisht që ka elemente në të cilat duhet të diskutohet por shpeshherë forma e hulumtimit apo disa nga të dhënat që ka ky hulumtim edhe deklaratat janë paradokse sepse ne jemi shpallur komuna më e suksesshme sa i përket shërbimeve sociale në Kosovë. Në paraqitjen e kësaj matje nga PDK-ja dalin shumë paradokse. Ndërsa tek prokurimi publik , vetë puna dhe specifika e punës së prokurimit publik krijon përceptime jo të mira tek qytetarët sepse është një sektor i  ndjeshëm, por sa për informacion komuna e Ferizajt brenda këtij mandati   ka arritur që të mos bëjë asnjë shkelje duke mos kthyer asnjë procedurë të prokurimit publik.

Nëse merren 3 sektorë, kulture, rini dhe sport  dhe kalojnë mesataren mbi 50 % e cila është e një mesatare të kalueshme, por gjithmonë mund të shikojmë dhe të hulumtojmë edhe alternativa  tjera që  të punojmë edhe më shumë. Ka edhe fusha tjera, si për shembull në drejtorinë e financave nuk mund të ketë  jo kënaqshmëri për arsye se këto 3 vitet e fundit kjo drejtori ka bërë punë të shkëlqyer si në inkasimin e të hyrave vetanake dhe në shpenzimin e bugjetit komunal  ku janë ulur shumë shpenzime, janë paguar një pjesë e borxheve që janë akumuluar nga qeverisja e kaluar. Shpeshherë këto përceptime krijojnë paradokse që nuk qëndrojnë në realitet, por edhe qytetaret mud  të mos kenë informacion të mjaftueshme për angazhimet, rrjedhat dhe punën që ka qeverisja komunale

Mund te them me përgjegjësi qe kjo qeverisje është përpjekur qe te beje maksimumin ne krijimin e infrastruktures, mundësive, ne krijimin e zhvillimit ekonomik e bujqësor dhe ne shume fusha tjera si ne kulture arsim sport e shendetësi dhe ne te gjitha fushat eshte punuar mjaft. Por ndoshta është edhe një defect qe mund ta marrim si pergjegjesi apo si fushe joi e mbuluar mire mudn te jete plasimi i informacionit tek qytetaret qe te jene te informuar per zhvillimet ne te gjitha fushat”  ka thënë Ferati

Raportin komplet publikuar nga UNDP mund    ta shihni KËTU

.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img