02,05,2024

Aderojnë në AAK në Ferizaj anëtarët e kryesisë së AKR-së

Must Read

Rritja e shpejtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ditëve të fundit ka bërë që gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ta përqafojnë programin politik e grupit më të madh politik në vend.

Aderimet e reja tregojnë qartë se votuesit tashmë kanë vendosur ta madhështojnë 6 Tetorin duke e shpallur fituese absolute koalicionin AAK/PSD.

Asambleistët e AKR-së Amir Rexhepi dhe Makfire Musa nga sot janë pjesë e AAK-së duke përforcuar radhët e strukturës të AAK-së dega në Ferizaj.

Gjithashtu drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajt Zekir Bytyqi, ekonomistët Fisnik Musa, Denis Rashiti e Milaim Kastrati, ndërmarrësi Ilir Avdyli, infermieren Blerona Hamiti, juristen Edona Beqiri dhe aktivistët Betim Marevci e Granit Rexhepi janë emra tjerë të rëndësishëm të cilët i kanë dhënë epitetin e partisë më të fuqishme në vend.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img