30,05,2024

Aderime të reja në AAK në Ferizaj

Must Read

Në një takim të organizuar nga Aleanca e Gruas dega në Ferizaj u është dëshiruar mirëseardhje anëtareve të reja në AAK.Me këtë rast në AAK kanë aderuar Fatime Gashi, Jonida Sherifi dhe Merita Maloku.

Kryetarja e AGK-se njëherit nënkryetare e AGK-se në nivel qendror Xhemile Murati-Shabani u uroj mirëseardhje anëtareve të reja , me bindjen se bashkërisht do ti qojnë proceset përpara, duke kontribuar për qytetin e Ferizajt dhe qytetaret e Ferizajt.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Ferizaj, çdo dit po pranon anëtarësime të reja. Shumë nga qytetaret që janë anëtarësuar këtyre ditëve në AAK kanë një besim të plotë në AAK-në dhe në Liderin e sajë Ramush Haradinaj, Kosovës i duhen ndryshime dhe alternativa e vetme për qytetarët është AAK. Nga shumë anëtarësime që u bënë kjo ka ndikuar edhe në zgjerimin e kryesisë së Aleancës së Gruas në Ferizaj. Kryesisë së AGK-së në Ferizaj i’u është bashkuar Fatime Gashi magjistër i shkencave për Menaxhimin e Institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore. Jonida Sherifi me profesion Mjeke, mësimdhënëse në Shkollën e mesme të mjekësisë, dhe Merita Maloku punëtore e Arsimit” tha Xhemile Murati-Shabani

Në këtë takim u bë edhe një ndryshim në kryesi ku Nënkryetare e AGK-së në Ferizaj u emërua Leonora Imeri.
“Jam mirënjohëse grave të AAK-së të cilat po punojnë vazhdimisht për të qenë afër qytetarëve. Uroj bashkëpunim me ardhjet e reja dhe do t’i mirëpresim të gjithë ata që duan ti bashkohen AAK-së” nënkryetarja e AGK-së dhe Kryetarja e degës në Ferizaj Xhemile Murati-Shabani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img