02,05,2024

Adelina Grainca: Do të jem zë i rinisë, i studentëve, e veçanërisht i vajzave

Must Read

Kandidatja për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e PDK- së, Adelina Grainca  gjatë ditës së sotme ka takuar një grup të të rinjëve.

Gajtë këtij takimi  ajo ka bashkëbiseduar për problemet e të rinjëve  idet dhe synimet e tyre.

“Vazhdojnë takimet me të rinj. Bashkëbisedime cilësore për problemet e tyre, për idetë e tyre dhe synimet e përbashkëta.

Arsimi është nga prioritetet kryesore të PDK-së. Këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi gjatë qeverisjes sonë. Kemi ndërtuar shkolla, kemi zbritur pagesat për semestrin, kemi siguruar libra falas për shkollimin fillor dhe të mesëm, si dhe kemi siguruar lehtësira për kategoritë e ndjeshme.

Sidoqoftë, arsimi në Kosovë kërkon edhe më shumë punë e angazhim. Platforma jonë parasheh më shumë përpjekje për arsim më cilësor, për të nxjerrë kuadro që janë konkurentë në tregun e jashtëm.

Personalisht do të jem e përkushtuar veçanërisht për arsimin. Për më shumë lehtësime. Do të angazhohem për të siguruar bursa veçanërisht për vajzat, për t’i nxitur sa më shumë kushte të barabarta. Të gjithë mandatin tim do të jem zë i rinisë, i studentëve, e veçanërisht i vajzave” ka shkruar kandidatje  Grainca.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img