03,03,2025

Adea Çerkini – 15 vjeçarja nga Ferizaj që iu nënshtrua operacionit të rëndë me teknikë të veçantë që e bënë rast unik në botë

Must Read

Adea Çerkini, është 15 vjeçarja ferizajase e cila ka lindur me defekt në zemër, e për të cilën është hera e dytë që i është nënshtruar operacioneve të rënda për ta mënjanuar atë. Së fundmi, familja e saj, vendosi ta trajtoj vajzën e saj në Klinikën Kardiokirurgjikale të Spitalit Universitar të Bonit në Gjermani.

Nën përkujdesin e mjekëve kardiokirurgë gjermanë, Prof. Dr. Ferhad Bakhtiary dhe Prof. Dr.Boulos Asfour, për këtë rast, u përdor procedurë komplekse, e para e këtij lloji në botë. Mjekët e quajnë atë një defekt të plotë atrioventrikular septal (AVSD), shkruan gazeta gjermane General Anzeiger. Defekte të tilla të zemrës përbëjnë vetëm rreth tre për qind të të gjitha defekteve të lindura të zemrës. Gjysma e fëmijëve të prekur kanë sindromën Down, si Adea.

Të lumtur tani për shëndetin e vajzës janë prindërit Shqipe e Faton Çerkini e natyrisht falënderues edhe ndaj stafit të Spitalit Universitar të Bonit në Gjermani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13 raste të vjedhjeve dhe nëntë të dhunës në familje për një javë në rajonin e Ferizajt

Policia ka njoftuar se për një javë në rajonin e Ferizajt janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, 10 prej...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img