29,04,2024

AAK vazhdon aktivitetin, formon edhe një nëndegë në Ferizaj

Must Read

Në vazhdën e aktiviteteve në teren, vazhdon formimi i nëndegëve të reja. Në qytet formohet Nëndega e 9-të e AAK-së Dega në Ferizaj!

Kryetari i Degës së AAK-së Dega në Ferizaj z.Xhavit Zariqi para anëtarsisë theksoi të arriturat dhe sukseset e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vendosshmërisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit teritorial të Republikës së Kosovës.

Trendi i rritjes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës potencohet në preformancën e saj për të bashkëpunuar me figura të respektuara të qytetit të Ferizaj. Në njësinë 9 të qytetit, me vota unanime u zgjodh kryetar Lendrit Sejdiu-Ndërmarrës në fushën e Patundshmërive.

Kjo klimë dhe mbështetje e krijuar për AAK-në dhe Liderin e saj Ramush Haradinaj, është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe vendosëmërisë e kursit të qartë, se interesat e shtetit dhe të qytetarit të tij, janë mbi krejt interesat politike e partiake të ditës.

Kryetari i Degës së AAK-së z.Xhavit Zariqi, kryetarit të zgjedhur dhe antarsisë i uroi shëndet e suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët politik.

“Ne guxojmë me kriju”

AAK-Dega Ferizaj
08.08.2019

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img