15,05,2025

AAK: Serbia me fushatë të egër kundër Kosovës e Haradinajt, qeveria e çakorduar

Must Read
AAK

“Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e Unmikut e të Eulexit dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale. Përpjekja e tejdukshme që Serbia edhe më tutje “ta bëjë drejtësinë” për qytetarët e Kosovës, është përpjekje për rikthimin e “mendësisë së Millosheviqit”, gjë që nuk mund të ndodhë kurrë”, thuhet në reagimin e tyre, përcjell lajmi.net.

Qeveria e Serbisë sipas këtij subjekti, duhet ta kuptojë se ka përfunduar juridiksioni i saj mbi Kosovën dhe çdo përpjekje për ta rikthyer mendësinë e një kohe të shkuar, nuk i ndihmon stabilitetit dhe më shumë se për këdo tjetër, është e dëmshme për vet Serbinë.

“Njëkohësisht është i pakuptueshëm edhe reagimi tejet i zbehtë dhe i çakorduar i Qeverisë së Kosovës, përballë një fushate kaq të egër të Serbisë ndaj Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftim./Lajmi.net./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img