Ekspertët e sigurisë tërheqin vëmendjen te fakti se Shteti Islamik po ndryshon taktikat e veprimit pas humbjeve në Lindjen e Mesme.
E këtë për Zërin e Amerikës e ka thënë edhe vetë ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.
Ai ka folur për mundësinë e akteve personale të vetëvrasjeve të ekstremistëve që janë edhe më të zorshme të identifikohen.
“Tash ka dalë ky fenomeni i ‘Ujqërve të Vetmuar’, siç po quhen njerëz të ekstremizuar dhe të radikalizuar skajmërish, por nuk janë të organizuar ose të lidhur me një grup”, ka thënë Hsyeni.
Sipas tij, shteti i Kosovës ka fokusuar punën e tij edhe tek kjo formë e radikalizmit.
“Ne si ministri jemi fokusuar edhe në këtë fenomen që të mos na ndodhë, larg qoftë, ai ose ajo të e hedhë vetën në ajër dhe të vrasë qytetarë të pafajshëm”, ka thënë Hyseni.
Për ministrin e Brendshëm, bashkë me evoluimin e terrorizmit duhet të evoluojë edhe lufta kundër tij dhe se Kosova është duke e bërë këtë.
.