23,12,2024

Konfirmohet kredia për fabrikën e ujit në Talinoc të Ferizajt

Must Read

Kushtet e kredisë përfshijnë pagesën e saj në 23 këste për çdo gjashtë muaj, që duhet të fillojnë të shlyhen katër vite e gjysmë pas inaugurimit dhe pranimit teknik të fabrikës, me një interes prej 1.1 për qind.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga përfaqësues të kompanisë austriake “Strabag AG”, njoftoi sot për konfirmimin e Bankës austriake të kontrollit për dhënien e një kredie prej mbi 5 milionë eurosh, e cila do të përdoret për ndërtimin e një fabrike të përpunimit të ujit afër Talinocit të Muhaxherëve. Zbatuese e projektit do të jetë kompania “Strabag AG” nga Viena, e cila merret me teknologjinë e ujërave.
Kryetari Svarqa u shpreh i kënaqur me kushtet e kredisë së quajtur “soft loan”, e cila pritet të sigurohet sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga Ministria e Financave. Ato përfshijnë pagersën e saj në 23 këste për çdo gjashtë muaj, që duhet të fillojnë të shlyhen katër vite e gjysmë pas inaugurimit dhe pranimit teknik të fabrikës, me një interes prej 1.1 për qind.
“Kjo është një normë e përshtatshme dhe jam i gëzuar për realizimin e këtij projekti. Ne kemi bërë hulumtime për burimet e ujit dhe në bazë të tyre besojmë se do të gjejmë sasinë prej 80 litrash në sekondë, për të mundësuar furnizimin me ujët të fshatrave në pjesën lindore të Ferizajt”, tha kryetari Svarqa.
Ai theksoi ka ka këmbëngulur që kryes të punimeve për zbatimin e projektit të jenë kompanitë kosovare, për të mundësuar më shumë vende pune për popullatën dhe fitime për kompanitë vendëse.
Kryetari i Ferizajt ka falënderuar kryeministrin Mustafa dhe ministrin e financave Abdullah Hoti për shtyrjen dhe mbështetjen e këtij projekti shumë të rëndësishëm për banorët e komunës së Ferizajt dhe ka bërë të diturse në procedurë të shqyrtimit për miratim janë edhe projekte të tjera që lidhen me trajtimin e ujërave të zeza dhe me ujësjellësin për fshatrat Sojevë, Zllatar e Dardani.
13691170_1215806405120847_5373879455775165681_o

13698008_1215806291787525_4368547586545759798_o

13717317_1215806398454181_971794815167847161_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img