Ferizaj. 16.06.2016. Ish drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Ferizajt,Enver Haliti, sot ka bërë të ditur se është ftuar që të nënshkruaj dokumentet për këshilltar në Asamblenë Komunale të Ferizajt.
“Sot në mëngjes kam marrë ftesën nga zyrtari komunal për nënshkrimin e pranimit të mandatit ta asamblistit Komunal në Ferizaj.Unë i nënshkrova të gjithë dokumentet e nevojshme për ti dorëzuar në komisionin qendrorë te zgjedhjeve dhe shumë shpejt besoi që do të ketë përgjigje pozitive “ ka thënë Haliti.
Në anën tjetër kryetari i AAK-së Xhaviti Zariqi bënë të ditur se nuk e ka pranuar dorëheqjen e asamlistit Alberton Sahiti prandaj nuk bëhet fjalë për ndonjë zëvendësim të mundshëm.
Për këtë Haliti thotë se kjo nuk u takon partive politike pasi janë të zgjedhur nga vota e lirë dhe nuk mund të ketë ndikime nga subjekti politik apo kryetarit të sajë.
Për pozitën e asmablistit Haliti tha se mandatin e ka pranuar si asamblist i AAK-së.