Në kuadër të aktivitetit “Java e KFOR-it” në Ferizaj e cila është organizuar në bashkëpunim të Drejtorisë për Rini,Kulturë dhe Sport dhe KFOR-it po zhvillohen shumë aktivitete sportive. Në kuadër të këtyre aktiviteteve,sot, në ditën e dytë ishin paraparë kryesisht aktivitete sportive në sallën e sporteve “Bill Clinton”.
Shefja e sektorit të Rinisë në Drejtorinë e Kulturës në Ferizaj, Dashurie Ahmeti, e vlerësoi të suksesshëm këtë bashkëpunim.
“Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in kemi organizuar këto aktivitete të cilat përveç aktiviteteve sportive janë paraparë edhe aktivitete tjera e në të cilat janë përfshirë shumë klube,shoqëria civile dhe institucionet komunale. Në kuadër të kësaj jave janë pa raparë edhe demonstrim të praktikave të sistemit ushtarak, filma të metrazhit të shkurtë dhe ecje në fshatin Jezerc” tha Ahmeti
Në ditën e dytë të këtyre aktiviteteve sportive morën pjesë institucioni i komunës së Ferizajt, “KFOR-i”, “KVF Ferizaj”, OJQ “PEMA”, shkolla e basketbollit “Kastrioti”, shkolla ekonomike “Faik Konica” si dhe shkolla e baletit “Shpresa”
Në aktivitetin sportive mori pjesë edhe Handikos me ekipin e basketbollit me klubin e vet KBK-Ferizaj.
Në hapjen zyrtare të “Javës së KFOR-it” fëmijët nga Shkolla e Baletit shfaqën një program artistik.