24,11,2024

Përurohet rruga Zllatar-Dardani

Must Read

Kryeministri i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ministri i Infrastrukturës , Lutfi Zharku, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës këtë të diel kanë bërë përurimin e rrugës Zllatar-Dardani, projekt ky i një rëndësie shumë të madhe për banorët e kësaj pjese.

13389201_1061927153854197_1925167954_o

Me këngë dhe valle banorët e fshatrave Zllatar e Dardani, i kanë dëshiruar mirëseardhje kryeministrit të Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa ,i cili shoqërohej nga numri një i qytetit të Ferizajt, deputetë të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast edhe bënë edhe përurimin e rrugës së re.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë sepse lidhë këto fshatrat edhe me komunën e Gjilanin, Vitisë dhe Ferizajt, duke e lehtësuar ndjeshëm komunikimin dhe qarkullimin e njerëzve.

“Jam shumë i nderuar se sot kemi kryeministrin e Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafën, njeriun që po i ndërron pamjen jo vetëm qytetit të Ferizajt, por edhe gjithë Kosovës përmes investimeve që po bënë. Kjo rrugë ka rëndësi të madhe sepse banorëve të këtyre fshatrave u lehtëson dukshëm qarkullimin e tyre nëpër lokalitete e tjera. Komuna e Ferizajt, po bënë investime në të gjitha sferat infrastrukturore për t’ju lehtësuar qytetarëve në mënyrë sa më të lehtë jetën e tyre dhe për të krijuar një infrastrukturë sa më të kompletuar”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se ka marr premtime nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku edhe për investime të tjera.

13340385_1061927480520831_236966282_o

Nga ana tjetër, kryeministri i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa është shprehur se do të përkrah kryetarin Svqara për çfardo kërkesë që ai bënë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në mënyrë që qytetarët të kenë një jetë sa më të mirë.

“Unë mendoj se arsyeja e hapjes së kësaj rruge dhe ndërtimit të saj, justifikohet me pjesëmarrjen tuaj. Në qoftë se një investim nuk përjetohet nga qytetarët, nuk përjetohet nga njerëzit për të cilët bëhet dhe nuk pranohet nga ata dhe për ata ai investim nuk e ka vlerën e vet. Unë vlerën më të madhe të kësaj rruge e shoh me pjesëmarrjen tuaj sot në këtë numër të madh të njerëzve, që e shënojnë si sukses të tyre dhe mendoj se këtij suksesi do t’i shtohen edhe tjera, sepse ne do të bëjmë përpjekje maksimale që edhe zhvillimin ekonomik ta shpërndajmë kështu siç po ndërtojmë rrugë, do të ndërtojmë fabrika të vogla nëpër vendbanime e juaja, në mënyrë që të gjeni punë, dhe këta të rinj dhe fëmijë që janë këtu, të gjejnë ardhmërinë dhe perspektivën e tyre në këtë vend në këtë tokë, në këtë Kosovë që e dojmë kaq shumë dhe që nuk e ndërrojmë me asnjë vend tjetër”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Rruga Zllatar-Dardani ka një gjatësi mbi 3 kilometra, ndërkaq Komunës së Ferizaj i ka kushtuar rreth 300 mijë euro.

13340439_1061927483854164_703573076_o 13351092_1061927803854132_942451328_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img