Kuvendi zgjedhor i Organizatave të Dala nga lufta filloi sot
Të shtunën në Ferizaj u mbajt Kuvendi I tretë zgjedhor i Organizatës së Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë Kuvend merrnin pjesë, veteranë të luftës si dhe msafirë të shumtë që ishin ftuar në pjesën e parë të këtij kuvendi.
Në hapjen e këtij kuvendi të pranishmit në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës i ka përshëndetur , veterani Nazmi Krasniqi si dhe Shukri Buja komandant i zonës operative të Nerodimës.
Në këtë kuvend morri pjesë edhe kryetar i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai më këtë rast tha se Ferizaj ka qenë pjesë rrjedhëse e gjithë luftës që është zhvilluar në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por edhe me gjerë. Ai ka uruar që të zgjedhet një udhëheqje e cila do t’i artikulojë qartazi nevojat e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe të jetë zë i arsyeshëm i tyre.
“Do ta faktorizojë shoqatën tuaj si një partner të rëndësishëm, i cili do të marrë pjesë aktivisht në rrjedhat shoqërore në komunën e Ferizajt”, ka thënë kryetari Svarqa.
Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi.
Kuvendi i tretë zgjedhor i organizatës së veteraneve të luftës ende po vazhdon punimet e tij për zgjedhjen e kryesisë dhe kryetarit të saj.