Asambleistet e rajonit të Ferizajt dhe deputet e Parlamentit të Republikës së Kosovës, u mblodhën sot në një tryezë të mbështetur nga OSBE, për të diskutuar të arriturat, sfidat dhe planet për bashkëpunimin dhe koordinimin, për idetë të përbashkëta, me fokus mbi alokimin e fondeve për strehimore.
Pjesëmarrëset në këtë tryezë ishin grupi i grave deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës, ku shkëmbyen përvojat e tyre me gratë asambleiste të komunave të rajonit të Ferizajt. Në fund dolën edhe rekomandime të shumë të cilat mund të hynë në pjesën e planit mbi fokusin e alokimit të fondeve për strehimore.