24,11,2024

MTI: Francezët dorëzuan dokumentet për Brezovicën

Must Read

​Fituesi i projektit zhvillimor për kompleksin turistik “Brezovica”, konzorciumi francez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes”, ka dorëzuar në Ministrinë e Tregtisë, dokumentet që kërkohen me kontratë.

Kurse, tash i mbetet komisionit të verifikojë se a janë në përputhje me kriteret e paraparë.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas vizitës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku ka ofruar mbështetje ligjore bordit të AKP-së.

Ky konzorcium publiko – privat e ka marrë për ndërtim me koncesion Qendrën Turistike të Brezovicës për 99 vite.

Procesi i ndërtimit do të zgjas në tri etapa, gjatë 18 viteve të ardhshme.

Gjatë kësaj periudhe do të ndërtohen mbi 100 kilometra shtigje, me rreth 35 ski-lifte më moderne dhe infrastrukturë e cila Brezovicën do ta fusë në hartën botërore të turizmit malor sepse kjo qendër do të punoj gjatë tërë vitit, 365 ditë.

Koncepti për zhvillim të këtij projekti përfshin zhvillimin fleksibil për të plotësuar nivelet e kërkesës dhe parashikon një shumë prej 410 milionë euro investime në infrastrukturë gjatë kohëzgjatjes së projektit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img