Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj , Ditën ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve e ka shënuar me përurimin e një murali i punuar nga aktivistët e këtij subjekti politik.
Në kopshtin e fëmijëve mes kompleksit të ndërtesave të Vizionit, aktivistët e LVV-së kanë bërë murale të cilat u përshtaten natyrës së fëmijëve të cilët edhe janë frekuentuesit e kësaj pjese.
Ishte kjo një ide e disa të rinjve piktorë të cilët përmes këtij aktiviteti u ofruan komunitetit dhe fëmijëve të kësaj pjese një ambient më të mirë.
Njëri nga të rinjtë,Drilon Haxhijaj, të cilët e bënë këtë mural tha se këtë punim e kanë bërë për shërbim të komunitetit.
“Jemi një grup i të rinjve të cilët kemi kryer një kurs tek profesori Emrush Xhemajli dhe kemi dashtë ti ofrojmë së pari komunitetit dhe banorëve të këtij komuniteti” tha Haxhijaj.
Por për këtë kishte kontribuuar edhe profesori Emrush Xhemajli i cili tha se gjatë kësaj kohe ka përcjellë punën e tyre dhe ka udhëzuar se çka do të ishte me e mirë për fëmijët të cilëve edhe u dedikohet ky mural.