Përmes shitjes së produkteve ushqimorë, edhe organizata Handikos ka shënuar 1 Qershorin-Ditën ndërkombëtare të fëmijëve.
Ky organizim ishte bërë me qëllim që të bëhet promovimi i të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe sensibilizimi i shoqërisë për pozitën e fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe socializmin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shoqëri.
“Gjendja e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk është edhe e kënaqshme. Në organizatën tonë janë rreth 200 fëmijë deri në moshën 18 vjeçare”, ka thënë Xhemile Murseli, përfaqësuesja e organizatës Handikos.
Aktivitetit të organizatës Handikos iu bashku edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai vlerësoi tejet lart këtë organizim duke theksuar se Komuna e Ferizajt po bënë gjithçka të respektoje të drejtat e të gjithë fëmijve.
“Mendojë së është një aktivitet sensibilizues që duhet të përkrahet. Komuna e Ferizajt, ka vënë në shërbim të gjitha mundësitë për përkrahjen e këtyre aktiviteteve, por në veçanti për përkrahjen e fëmijëve sepse kohëve të fundit kemi hartuar edhe një rregullore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si pasuri e veçantë e shoqërisë”, ka thënë kryetari Svarqa.
Në përkahje të këtij aksioni dhe shënimin e të drejtave të fëmijëve në këtë aktivitet ishte edhe Agim Aliu,kryetar i PDK-së,dega në Ferizaj.
Aliu tha së për fëmijt jemi munduar të bëjmë atë që ka qenë e mundur por mbetet ende shumë për të bërë që vërtet fëmijtë tanë të kën një jetë më të lumtur dhe një mirëqenie sociale.
“Hendikosi është duke bërë një punë shumë të mirë sepse po merret me një kategori që vertetë kanë nevojë për mbështetje. Por më vie mirë që edhe Parlamenti i Republikës së Kosovës ka aprovuar ligjin i cili trajton këto kategori me nevoja të veçanta” tha Aliu
Ali ka përshëndetur ëdhë nxënësit të cilët më aktivitetin e tyre u janë bashkuar dhe me pikturat e tyre këtë diitë po e bëjnë edhe më të rëndësishme.
U bë e ditur se me mjetet e grumbulluara , do të organizohet një ekskursion për fëmijët me aftësi të kufizuara.